Digjnin makina me porosi, arrestohen dy vëllezëritnë Shkodër, në kërkim porositësi

2 Nëntor 2024, 10:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Digjnin makina me porosi, arrestohen dy vëllezëritnë

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohen si autorë të zjarrvënies ndaj dy automjeteve, ndërsa ishin porositur për djegien e tyre.

Policia bëri të ditur se ka shpallur në kërkim porositësin, një 37 vjeçar.

Nga pamjet e publikuara, dy vëllezërit Elvis dhe Klevis Serraj, pasi kanë marrë porositë për djegien e dy automjeteve, shkonin me biçikletë në vendin ku parkoheshin automjetet, i lagnin dhe benzinë makinat dhe i vinin flakën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në provat e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së 30.10.2024, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuar dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve.

Si dhe u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H.

Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Po ndodh...