Zbardhen identitetet/ Megaoperacioni i SPAK, masë sigurie edhe për Ervis Doçin i njohur në Durrës si "Visi i Pojës"

21 Maj 2025, 10:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhen identitetet/ Megaoperacioni i SPAK, masë sigurie edhe për

Detaje të reja kanë dalë në dritë për megaoperacionin e nisur nga SPAK mëngjesin e sotëm.

Në Fier është ndaluar administratori i shoqërisë së transportit të udhëtarëve "Ligori Travel", Ligor Çombashi.

Është lëshuar, ndër të tjera, urdhër-arrest për avokatin Armand Tragaj në Durrës dhe një ish-punonjës policie.

SPAK ka masë sigurie edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës, por masa nuk është ekzekutuar ende.

Po ashtu mësohet se dy prej personave të ndaluar janë nga Vlora.

Orges Molla rezulton të jetë dhe “koka” e grupit të strukturuar kriminal i cili u godit mëngjesin e kësaj të mërkure nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane.

Ky grup i cili aktivitetin e kishin shtrirë në të gjithë Europën, kishin “kopsitur” lidhjet e tyre me qëllim për të kontrabanduar heroinë  nga Ballkani në Itali dhe më pas në Europën veriore.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, së bashku me italianët, në kuadër të këtij operacioni i cili u quajt “Ura”, lëshuan 52 urdhër-arreste, mes tyre njerëz të drejtësisë shqiptare, por jo vetëm.

Në këtë grup të strukturuar kriminal janë të përfshirë edhe biznesmenë me ndikim në vendin tonë. Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe Hasan Nerjaku. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në tokën italiane, e cila dyshohet të ishte edhe “rruga lidhëse” e transportit.

Më 14 prill gjatë një tubimi elektoral në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha përmendi emrin e Doçit, duke bërë thirrje që ai të mos blejë vota për llogari të mazhorancës.

Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni”, deklaroi Berisha.

 

Po ndodh...