
Kompania ‘Kontakt Shpk’ e Fatmir Bektashit pagoi bileta udhëtimi për në Holandë për çiftin Veliaj, porositi një suitë për ta

Nga hetimet për Veliajn rezulton se dhe biznesmeni pranë Berishës Fatmir Bektashi ka paguar bileta udhetimi për Veliaj dhe Ajola Xoxën.
Biznesmeni Bektashi që del edhe në aferën e dosjes Partizani, ku është i pandehur dhe ish-kryeministri Sali Berisha, jo vetëm ka paguar bileta udhëtimi për bashkëshortët, por edhe u ka paguar atyre suitë me çmime të kushtueshme në hotelet më prestigjozë në Hollandë.
Kompania ‘Kontakt’ shpk e Fatmir Bektashit ka porositur prerjen e biletave për çiftin Veliaj- Xoxa për në Roterdam Holandë dhe ka porositur një dhomë, double suite, ekskluzive në hotel ‘Marriot’ ku kanë qëndruar bashkëshortët.
Ku çmimi i biletave është 2688 euro, ndërsa suita me vlerë 677 euro.
Po kështu Veliaj del se më 3 dhjetor 2016 ka udhëtuar në të njëjtën linjë me Fatmir Bektashin./Në Shënjestër
-
-
Zbardhet kërkesa e avokatëve të Veliajt në GJKKO
12 Shkurt, 20:39

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128