Berlin investon mbi 5 milionë euro për mbrojtje të avancuar nga dronët
18 Mars 2026, 21:32 / BOTA

Kryeqyteti i Gjermanisë po zhvillon një projekt për të mbrojtur qytetin nga sulmet me dronë.
Sipas raportimeve të BILD, një rrjet i avancuar sensorësh, radarësh dhe kamerash do të instalohet në të gjithë Berlinin për të zbuluar dronët dhe për të siguruar ngjarjet madhore, vizitat shtetërore dhe vendet kyçe.
Pajisjet planifikohet të jenë funksionale brenda gjashtë muajsh, ndërsa qendra e kontrollit mund të vendoset në ish-Aeroportin Tempelhof.
Berlini pritet të investojë mbi pesë milionë euro për këtë projekt, ndërsa po rritet gjithashtu dhe investimi në mbrojtjen civile për sigurinë e qytetarëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128