Pagoi mbi një milionë lekë për patentën, por u mashtrua nga Denis Lici

Një qytetar denoncon për emisionin Stop se është mashtruar nga Denis Lici, të cilit i ka dhënë 1.1 milion lekë për të ndryshuar kategorinë e patentës për taksi dhe kamion.
Me pretendimin se kishte njohje, ai i mori paratë dhe më pas u zhduk.
Pavarësisht justifikimeve të vazhdueshme dhe premtimeve për kthim parash, vetëm një pjesë e vogël është rikthyer nga bashkëshortja e tij, ndërsa vetë ai mbetet i paarritshëm.
“Ai person më siguroi se do bëja patentën D dhe kunatit C. Më premtoi që do nxirrja patentën pa asnjë kurs dhe më kërkoi 700 mijë lekë të vjetra mua personalisht, kurse kunatit i kërkoi 400. Të dy total 1 milion e 100 mijë lekë. Unë ja dhash pagesën siç ma kërkoi ai. Po prisja kohën që të shkoja për provimin e patentës. Ai më caktoi një takim dhe tha që do të presë një person për provim. Unë shkova në provim atje dhe nuk erdhi asnjë person, as personi në fjalë, as Denis Lici. Nga ky moment e telefonoja dhe ai nuk përgjigjej.
Duke qenë se nuk më bëri asgjë, unë i kërkova lekët dhe gruaja e vet më dha 300 mijë lekë, ndërsa pjesën tjetër nuk m’i ka dhënë ende”, u shpreh denoncuesi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128