Edukimi ligjor nis nga shkolla: Metani zhvillon takime në Përmet dhe Këlcyrë

18 Mars 2026, 20:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Edukimi ligjor nis nga shkolla: Metani zhvillon takime në Përmet dhe

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, i shoqëruar nga inspektorë dhe anëtarë të stafit të ILD-së, zhvilloi takime pune me nxënës dhe mësues të shkollave “Nonda Bulka” në Përmet dhe “Kamber Bënja” në Këlcyrë, në kuadër të strategjisë së komunikimit publik të institucionit për promovimin e edukimit ligjor. Këto takime synojnë forcimin e ndërveprimit të ILD-së me komunitetin, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me grupe të ndryshme shoqërore në të gjithë vendin.

Në shkollën “Nonda Bulka” në Përmet, nxënësit kishin përgatitur dhe paraqitën kazusin “Dilema të drejtësisë”, duke u përfshirë në një debat të strukturuar, të ndarë në dy skuadra, me argumente pro dhe kundër mbi rastin e trajtuar. Angazhimi dhe niveli i diskutimit u vlerësuan me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

Gjatë komunikimit me nxënësit, si edhe me trupën arsimore të të dyja shkollave, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, theksoi rëndësinë e edukimit ligjor të brezit të ri, si një mënyrë për formimin e qytetarëve të informuar dhe për rritjen e besimit të publikut te drejtësia.

Duke folur për traditën që ka krijuar ILD përmes bashkëpunimit me studentë dhe nxënës shkollash, z. Metani tha se ndërveprime të tilla me institucione të drejtësisë duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Inspektori i Lartë i Drejtësisë vuri në dukje se shkollat janë vendi kur formohet shoqëria, që nesër do të jenë pjesë, edhe e fushës së drejtësisë.

Drejtorët e shkollave znj. Anida Hajredini e “Nonda Bulka” në Përmet dhe z. Arben Zoto e “Kamber Bënja”, në Këlcyrë falenderuan Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për përzgjedhjen e këtyre shkollave për këtë takim informues dhe e njohën z. Metani dhe ekipin e tij me ecurinë e aktivitetit arsimor dhe traditën institucionale, e pasqyruar tek muzeu i shkollës.

Edukimi ligjor nis nga shkolla: Metani zhvillon takime në Përmet dhe

Edukimi ligjor nis nga shkolla: Metani zhvillon takime në Përmet dhe

 

Po ndodh...