"Drejtësi për Xhoin"/ Protestë të hënën për vrasjen e vajzës nga Kenia, gazetarja: Ka ministra të përfshirë

Një protestë përpara Prokurorisë së Tiranës të hënën në orën 17:00 pritet të organizohet për të kërkuar drejtësi për vrasjen barbare të Xhoit, vajzës nga Kenia. Ajo u dhunua dhe u vra në mënyrë mizore në moshën 22-vjeçare, ndërkohë që autori ende nuk dihet kush është dhe ndodhet i lirë.
Protesta ‘Drejtësi për Xhoin’ është organizuar në mediat sociale. Në lidhje me këtë çështje foli një ditë më parë edhe kreu i opozitës, Sali Berisha. Ai tha se qeveria po fsheh krimin.
“Një qeveri e inkriminuar. Kush e vrau vajzën nga Kenia, kush e fsheh krimin? Këta e fshehin krimin, por e vërteta do të dalë. Këta janë të inkriminuar fund e krye,” tha Berisha.
Gazetarja Anduena Llabani deklaroi para pak ditësh se pas vdekjes së 22-vjeçares keniane, që punonte në një kazino në Tiranë, fshihen ministra të qeverisë Rama. Sipas saj, kjo shpjegon faktin që kjo ngjarje u fsheh dhe u servirën prova dhe dëshmi të rreme.
“Është e vështirë se këtu janë familjarë të ministrave të kabinetit të qeverisë Rama direkt mbrapa kësaj ngjarjeje. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me punën e saj. Unë si gazetare kam pyetur cilët janë këta njerëz që e kanë parë për herë të fundit dhe e shoqëronin viktimën dhe këta na dalin që janë njerëz shumë të lidhur me ministra të qeverisë Rama. Momenti që ngjarja u fsheh, u dhanë dëshmi të rreme, u çuan prova të reja. Fakti që vetmja që mund të thoshte diçka dhe ajo nuk ndodhet këtu, fakti që janë hequr të gjitha shpenzimet e kurimit, iu mbyll goja dëshmitarëve. Merrni emrin e të dashurit, merrni mbiemrin dhe bëni lidhjen”, tha gazetarja në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



