
“Duam tokat me minerale të Ukrainës”/ Zelensky i propozon marrëveshje Trumpit: Nëse na ofrohet siguri jemi të gatshëm të bëjmë një pakt

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po bën presion për një përfundim të shpejtë të luftës së Ukrainës me Rusinë. Të hënën, Trump u shpreh se donte që Ukraina t’i vendoste në dispozicion SHBA-së tokat e saj të rralla dhe mineralet, në këmbim të mbështetjes financiare, për të përballuar agresionin rus.
Kreu i shtetit të Ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë për Reuters u shpreh në favor të një marrëveshje mes Kievit dhe Uashingtonit.
“Nëse po flasim për një marrëveshje, atëherë le të bëjmë një pakt, ne jemi vetëm për një marrëveshje”, u shpreh Zelensky, duke theksuar nevojën e Ukrainës për garanci dhe siguri nga aleantët e saj si pjesë e ccdo zgjidhje.
Ukraina nxiti idenë e shfrytëzimit të mineraleve të saj kritike për investitorët e huaj, aleatë, vjeshtën e kaluar, pasi paraqiti një plan fitoreje që kërkonte ta vendoste atë në pozicionin më të fortë për bisedime dhe ta detyronte Moskën të ulej në tryezë.
Zelensky tha se më pak se 20% e burimeve minerale të Ukrainës, duke përfshirë rreth gjysmën e depozitave të saj të tokës së rrallë, ishin nën pushtimin rus.
Tokat e rralla janë të rëndësishme në prodhimin e magneteve me performancë të lartë, motorëve elektrikë dhe elektronikës së konsumit. Zelensky tha se Moska mund t’i shfrytëzojë ato burime për aleatët e saj si Koreja e Veriut dhe Irani, dy armiq të betuar të SHBA-së.
“Ne duhet ta ndalojmë Putinin dhe të mbrojmë atë që kemi – një rajon shumë të pasur Dnipro, Ukrainën qendrore”, tha ai.
Trupat ruse kanë fituar terren në lindje prej muajsh. Ushtria shumë më e vogël e Kievit përballet me mungesën e ushtarëve dhe shqetësohet për furnizimet e ardhshme të armëve nga jashtë.
Zelensky shpalosi një hartë në tavolinë në zyrën e presidentit, të mbrojtur rreptësisht në Kiev, duke treguar depozita të shumta minerale, përfshirë një sipërfaqe toke në lindje se përmban minerale të rralla. Rreth gjysma e tokës dukej se ishte në anën e Rusisë, të pushtuar në frontin aktual.
-
-
AlfaPena/ Poezi nga Petrit Ruka: ATDHEU U SHIT...
7 Shkurt, 23:04

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128