Dy çanta plot marijuanë/ Arrestohet në kufirin greko-shqiptar 59-vjeçari

24 Korrik 2022, 12:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dy çanta plot marijuanë/ Arrestohet në kufirin greko-shqiptar

Rreth 33 kg marijuanë janë kapuar në kufirin greko-shqiptar në orët e para të mëngjesit. Autoritetet greke kanë ndaluar një automjet që drejtohej nga një 59-vjeçar shqiptar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 2 çanta që përmbanin 30 pako me 33.2 kg marijuanë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 1 celular dhe 1 karte SIM. 

Ndërkohë shqiptari që po trafikonte lëndën narkotike është vënë në pranga.

Po ndodh...

ide