Dyshohet se ndërroi jetë nga hemorragjia cerebrale, policia nis hetimet për vdekjen e 12-vjeçares në Sukth

7 Shkurt 2025, 22:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dyshohet se ndërroi jetë nga hemorragjia cerebrale, policia nis

Policia e Durrësit ka nisur hetimin për një rast tragjik ku një vajzë ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një hemorragji cerebrale. Sipas burimeve nga hetimi, mjekët kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes është hemorragjia cerebrale. Vajza kishte patur dhimbje të vazhdueshme dhe shumë të forta në kokë, siç tregohet në kartelën mjekësore.

Dy gjyshërit e vajzës kanë shoqëruar të miturën në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes.

Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimi do të vijojë me dëshmitë e nxënësve apo mësuesve  të shkollës, ku vajza ndoqi mësimin, si dhe të afërmve të saj, për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128