“E ardhmja e Shqipërisë është në BE”- Komisionerja Marta Kos: Jemi më pranë arritjes së këtij objektivi! Mund t’i tregoni të gjitha rajonit të Ballkanit Perëndimor se…

Komisionerja për zgjerim në BE, Marta Kos tha në një konferencë me kryeministrin Edi Rama, se nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian.
Kos deklaroi se më shumë se kurrë janë pranë arritjes së objektivit që Shqipëria të jetë pjesë e BE.
Sipas saj, Shqipëria mund ti tregojë të gjitha rajonit të Ballkanit Perëndimor se me punë të madhe dhe vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi.
“Ne po punojmë me një ritëm tepër ambicioz dhe nëse Shqipëria realizon zbatimin e reformave të nevojshme unë do të jem avokatja më e mirë në Bruksel dhe të gjitha shtetet anëtarë. Mesazhi im për qytetarët shqiptarët është se e ardhmja e Shqipërisë është në BE, nuk ka dyshim për këtë. Sot jemi më pranë arritjes së këtij objektivi se kurrë ndonjëherë. Komenti i fundit, suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë, sepse mund ti tregoni të gjitha rajonit të Ballkanit Perëndimor se me punë të madhe dhe vendosmëri kjo mund të bëhet hap pas hapi”, tha Kos.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

