
E frikshme! Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

3 Shkurt 2025, 12:53 / AKTUALITET
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën e re të Ersekës, ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierën anësore.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka “ngecur” në barrierën mrojtëse, duke shmangur rënien në anën tjetër, e cila mund të kishte rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin.
Sipas raportimeve, zjarrfikësja ka ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128