Gazetari: Erion Veliaj ka pasur plan për t’i marrë pushtetin Ramës

Gazetari Bledian Koka ka komentuar vendimin e GJKKO-së për lënin në burg të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Koka tha se kryebashikau i Tiranës Erion Veliaj ka pasur një plan serioz, që askush tjetër se ka pasur, që të merrte pushtetin e Edi Ramës.
“Erion Veliaj është i vetmi njeri që tentoi dhe vuri plan serioz për t’ja marrë pushtetin Edi Ramës. Askush nuk ka tentuar ta bëjë këtë që nga momenti që Edi Rama ka vendosur këmbë në pushtet. Unë kam bërë një shkrim në fund të 2018 ku kam shkruar ‘Edi Rama, Erion Veliaj, lufta ka filluar’. E kam bërë këtë në bazë të asaj që shikoja nga Erion Veliaj. Veliaj e projektonte veten, jo vetëm si pasardhës, por asnjë tjetër ska tentuar të luftojë drejtpërdrjet kryetarin. Nga 2019 deri më sot ne kemi parë një betejë që ka zikzaket e veta. Dëshira e Veliaj është për t’i marrë pushtetin Ramës.” – tha Koka.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


