E pazakontë/ Burri i del para urbanit në Tiranë, refuzon të largohet nga rruga

1 Prill 2024, 21:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

E pazakontë/ Burri i del para urbanit në Tiranë, refuzon të
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.

Një burrë i ka dalë para autobusit të linjës së Unazës dhe ka qëndruar për disa minuta duke refuzuar të largohej. Si pasojë është krijuar trafik në gjithë aksin e rrugës.

Bashkë me trafikun rasti ka krijuar edhe kaos mes shoferëve, pasi kanë qëndruar disa minuta pa lëvizur duke i rënë borive të makinave, duke shqetësuar edhe kalimtarët e rastit apo banorët e zonës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar nga rruga burrin, i cili dyshohet se mund të ketë qënë në gjendje të dehur.

 

Po ndodh...

ide