
E reja palestineze kishte denoncuar prindërit për dhunë, dyshohet se i ati e solli në Shqipëri për ta vrarë se nuk respektoi parimet e Islamit

Nga të dhënat që kanë sjellë autoritet gjermane ka rezultuar se 24 vjeçarja Rayyan Alwan e vrarë në Tiranë ka bërë denoncim për familjarët e saj në janar të 2024.
Ajo ka denoncuar nënën dhe babain pasi sipas saj dhunonin pasi nuk ishin dakord me jetën e saj, e cila sipas prindërve nuk respektonte rregullat e fesë islame.
Gjithashtu ka rezultuar që dokumentet greke që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë të falsifikuara. Dyshimet janë së Faddi Alwan ka ikur në Liban. Tashmë pista kryesore e policisë është që Faddi Alwan, 49 vjeç e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë.
Interpol Shqipëria po punon për partnerët për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe ekstradimin drejt vendit tonë.
Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24 vjeçarja.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128