
Endri Hasa: Pse keni frikë nga gara dhe listat e hapura?

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka reaguar ashpër ndaj politikave që pengojnë hapjen e garës dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Ai e cilësoi politikën e listave të mbyllura si një strategji të vjetëruar, e cila ka demotivuar qytetarët, ka larguar të rinjtë nga politika dhe ka krijuar një sistem të kalbur përfaqësimi.
“Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje, bojkoti i qytetarëve dhe indiferenca e të rinjve janë pasoja të një politike të vjetër, që mendon më shumë për kalkulime të vogla sesa për të hapur rrugën për fytyra dhe energji të reja,” – deklaroi Hasa.
Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi subjekt politik që mbështet garën e hapur, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit që u shërbejnë më mirë interesave të tyre në të 12 qarqet e vendit.
“Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga vota! Është koha të ndalim frikën dhe të besojmë se çdo votë ka vlerë. Vetëm përmes saj mund të arrijmë ndryshimin që duam,” – tha kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Elbasanin, duke i bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të marrin në dorë fatin e tyre dhe të votojnë për ndryshimin e vërtetë.
Reagimi i Hasës:
Pse keni frikë nga gara dhe listat e hapura?
Nëse ka diçka për të cilën bien dakord të gjithë kur vjen fjala për alternativa politike në zgjedhje është se këto alternativa duhet të përfaqësohen nga njerëz të rinj dhe mbi të gjitha politikanë të sprovuar në gara përmes votës.
Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje, bojkoti i qytetarëve, indiferenca e të rinjve për tu angazhuar në vendimarrje janë rezultat i një politike të vjetër që ka menduar më shumë për kalkulime të vogla listash të sigurta sesa mundësia për fytyra dhe energji të reja.
Koalicioni Euroatlantik mbështet me forcë në këto zgjedhje garën e hapur për kandidatët, ku çdo qytetar ka mundësinë të zgjedhë dhe të votojë për ata që i përfaqësojnë më së miri dhe i shërbejnë interesave të tij në të 12 qarqet e vendit. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga vota!
Është koha për të ndalur frikën dhe për të besuar se çdo votë ka vlerë, dhe vetëm përmes saj mund të arrijmë ndryshimin që duam.
Le të ecim përpara bashkë sepse Shqipëria meriton më shumë!

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128