Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
6 Mars 2025, 16:35 / AKTUALITET

Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj.
Ermal Pacaj mbante kete post prej 14 marsit 2024. Ndërsa më parë ka qenë edhe Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10, të ligjit nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi qe Ermal Pacaj, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet ne vendim.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


