Sekuestrohen një dyqan dhe një apartament në Fier, pronari në hetim për pastrim parash

14 Mars 2026, 11:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sekuestrohen një dyqan dhe një apartament në Fier, pronari

Një dyqan dhe një apartament që dyshohet se janë vënë me para të përfituara nga veprimtari të paligjshme janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit. Pasuritë i përkasin një personi me inicialet, E.Sh., i cili është nën hetim për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se ka ushtruar aktivitet në një “Call Center” në Fier, përmes të cilit mashtronte persona të ndryshëm duke u marrë para në mënyrë të kundërligjshme.

Hetimet kanë zbuluar se shuma të konsiderueshme monetare janë depozituar cash në llogari bankare, pa burim të ligjshëm të justifikuar.

Më pas, këto para dyshohet se janë investuar në pasuri të paluajtshme, konkretisht në një njësi tregtare 230 m2 dhe një apartament 100 m2, për të cilat gjykata ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Po ndodh...