Të shtënat me armë zjarri në ajër pas sherrit mes një grupi të rinjsh, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Sarandë

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në Sarandë. Policia e Sarandës reagoi menjëherë pas një konflikti mes të rinjsh që çoi në të shtëna me armë zjarri në lagjen nr. 1 të qytetit. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, ku Jurgen Lapa, 19 vjeç, dhe një i mitur qëlluan me armë në ajër për të kanosur disa të rinj pas konflikteve të mëparshme. Të shpallur në kërkim 19 vjeç, banues në Sarandë dhe një shtetas i mitur.
Si rezultat i ndërhyrjes intensive të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, më 13.03.2026 u ndaluan katër persona, Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobo, të moshës 18 vjeç dhe banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk e kanë kallëzuar atë. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes u sekuestruan 5 gëzhoja, disa aparate celularë dhe një automjet si prova materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Reagimi i shpejtë i Policisë zbardh ngjarjen me të shtëna me armë zjarri në ajër pas një konflikti mes të rinjsh; identifikohen dhe ndalohen katër persona, shpallen në kërkim dy të tjerë.
Ndërhyrja e menjëhershme dhe veprimet intensive hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur zbardhjen e shpejtë të një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri, të ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 12.03.2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Panorama”, shtetasi J. L. dhe një shtetas i mitur, për motive të dobëta dhe pas konflikteve të mëparshme me disa të rinj, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër me qëllim kanosjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, më datë 13.03.2026, rreth orëve të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç, banues në Sarandë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja, disa aparate celularë, si dhe një automjet.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasi J. L., 19 vjeç, dhe një shtetas i mitur, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128