Lufta në Lindjen e Mesme trondit kalendarin e F1: drejt anulimit dy gara, i Bahreinit dhe i Arabisë Saudite

Sezoni i Formula 1pritet të pësojë një ndryshim të madh në kalendar, pasi dy gara të rëndësishme, Bahrain Grand Prix dhe Saudi Arabian Grand Prix, janë shumë pranë anulimit për shkak të tensioneve të forta në Lindjen e Mesme dhe konfliktit që lidhet me Iran. Sipas mediave ndërkombëtare si Marca, Daily Mail dhe Sky Sports Gjermani, vendimi është marrë tashmë në parim dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Njoftimi zyrtar mund të vijë gjatë fundjavës së garës së Grand Prix në Shanghai. Gara në Bahrein ishte planifikuar të zhvillohej më 12 prill, ndërsa ajo në Gedda një javë më vonë.
Të dy këto evente konsiderohen ndër më fitimprurëset e sezonit, me të ardhura që arrijnë rreth 45 milionë euro për Bahreinin dhe rreth 70 milionë euro për Arabinë Saudite. Megjithatë, sipas raportimeve, prioritet absolut ka qenë siguria e pilotëve, skuadrave dhe stafit. Gazeta gjermane ‘Bild’ thekson se në vendim kanë ndikuar edhe faktorë ekonomikë: nëse gara anulohet nga organizatori lokal, kostot mbeten mbi të, ndërsa nëse anulimi bëhet nga Formula 1, tarifa e organizatorit hiqet.
Në prapaskenë, organizatorët sauditë kanë bërë përpjekje të mëdha për ta zhvilluar garën në Gedda. Madje thuhet se ata kanë ofruar fluturime charter për ekipet dhe personelin. Megjithatë, pa zhvillimin e garës në Bahrein, transporti i pajisjeve drejt Arabisë Saudite në kohë rekord është konsideruar pothuajse i pamundur.
Nëse anulimet konfirmohen, kalendari i sezonit do të reduktohet nga 24 në 22 gara, duke krijuar një pushim rreth katërjavor mes Çmimit të Madh të Japonisë dhe atij të Miamit. Ende mbetet teorikisht e hapur mundësia e një shtyrjeje ose e shtimit të një gare tjetër, si për shembull në Autodromo Internazionale Enzo e Dino Ferrari.
Ndërkohë, dy gara të tjera në rajon mbeten në program: Qatar Grand Prix më 29 nëntor dhe finalja tradicionale e sezonit në Abu Dhabi Grand Prix, më 6 dhjetor.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128