Në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ekstradohet nga SHBA ish-polici gjyqësor

Një tjetër operacion ekstradimi është realizuar në bashkëpunim me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve.
56-vjeçari Fatbardh Lala, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri.
Ai ishte në kërkim në Shqipëri, nga SPAK, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
“Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Shtetasi shqiptar Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
Shtetasi Fatbardh Lala, u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.”– njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


