Ndryshime në qeveri, emërohet zëvendësministri i Financave! Ja kush është
6 Mars 2025, 16:41 / POLITIKË

Me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar Florian Semani zëvendësministër i Financave.
Emërimi i Semanit është bërë në përputhje me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Florian Semani emërohet zëvendësministër i Financave”, thuhet ne vendimin e qeverise.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


