
Kërcet arma mes klaneve të Rilindjes në Kukës/ Drejtori i Shërbimeve në Bashki, plagos rëndë me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut!

19 Shkurt 2025, 14:28 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, pas një përplasje të klaneve të Rilindjes brenda bashkisë.
Alfapress.al ka mësuar se paraditen e kësaj të mërkure, te ish-agjencia e qytetit, drejtori i Shërbimeve në bashki dhe djali i xhaxhait të kryebashkiakut Albert Halili, fillimisht kanë pasur një sherr të fortë fizik dhe verbal.
Pas kësaj drejtori i Shërbimeve Kukës, Zenel Muçmata, ka shkuar dhe ka marrë një armë dhe pasi ka ndjekur deri në fshatin Bicaj kushëririn e kryetarit të tij, Elvis Halilin, e ka qëlluar me disa plumba. Viktima aktualisht gjendet nën kujdesin intesiv të mjekëve në spitalin e Kukësit, kurse autori, drejtori i Shërbimeve në bashki, ende nuk është ndaluar nga policia./Alfapress.al

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128