Ekzekutime në publik/ 5 atentate të pazbardhura në 2 vite të shqiptarëve në Greqi

Mediat greke janë fokusuar së fundmi në antentatet në publik dhe kanë shkruar për të paktën 5 ekzekutime të shqiptarëve në dy vitet e fundit në Greqi.
Duket se ngjarje ngjasojnë për nga mënyra e ekzekutimit dhe mbi të gjitha mbeten ende të pazbardhura.
Sipas mediave, autorët e maskuar nuk kanë nguruar të veprojnë në mjedise ku ka pasur edhe të tjerë persona, përveç objekt të tyre, shpesh duke lënë pas edhe të vdekur apo të plagosur të pafajshëm.
Kështu në 30 maj 2021 në Sepolia, Athinë është ekzekutuar teksa pinte kafe në një lokal 32 vjeçari nga fshati Dhiver i Sarandës, Ari Papa.
Ky i fundit, një personazh me precedente të rëndë kriminal, i përfshirë në trafiqe të paligjshme dhe banda të krimit të organizuar në Greqi në vitet 2007-2008, i kishte shpëtuar atentateve të mëparshme në vitin 2007, maj 2019 dhe shkurt 2021.
Në 3 tetor 2021, në lokalin “Dejavu” në Athine u ekzekutua me 4 plumba 39 vjeçari nga Tepelena, Dikenc Halili i njohur si “Keli” ose “Kristo”.
Këtij të fundit në 2010 i ishte vendosur lëndë eksplozive në automjet.
Në 16 nëntor 2021, në karburantin në pronësi të tij u ekzekutua me arme zjarri Marius Dhiamandi 37 vjeç nga Delvina.
Ky i fundit ishte arrestuar me parë në Greqi për trafik droge dhe vrasje, ndërkohe që nga të shtënat mbeti i plagosur rastësisht edhe kushëriri i tij J. B nga Delvina.
Ndërkohë në 18 dhjetor 2022 sipas Balkanweb, në Nea Smirni, Athinë u ekzekutua 41 vjeçari nga Vlora, Kreshnik Cercizaj ndërsa mendohet se është vrarë pa qenë objektiv i krimit edhe Armando Ogranaja, 44 vjeç nga Berati dhe u plagos rastësisht një shtetase greke.
Cercizaj kishte precedente të meparshëm për drogë e grabitje ndërsa në Shqipëri për trafik klandestinësh me skaf.

-
Emrat / Ja kush është viktima e aksidentit në Elbasan
20 Dhjetor, 10:42 -
E rëndë/ Përmbyset makina, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur në Elbasan
20 Dhjetor, 10:23
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


