Ekzekutimi i Nikulajt/ Zbulohet itinerari i anglezit me të paktën 19 precedentë penalë, në aeroport ndërroi rrobat

28 Prill 2023, 13:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi i Nikulajt/ Zbulohet itinerari i anglezit me të paktën 19

Zbardhet itinerari i britanikut Harry Simson, i cili ka patur rolin e vëzhguesit të afërt në ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj më 19 prill. Ai ka mbërritur me taksi në aeroportin e Rinasit në orën 15:30, ku është filmuar që të hyjë në tualet dhe të ndërrojë rrobat. Mediat raportojnë se një tjetër detaj që është hedhur dritë ka të bëjë me check-in, ku në orën 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Në sajë të dëshmisë së kamarierit dhe banakierit të lokalit “Coral”, por edhe pamjet e sigurisë dëshmojnë se në ditën e vrasjes ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Anglezi Harry Simson që ka shërbyer si vrojtues rezulton të ketë një të kaluar të ngjeshur kriminale në Britaninë e Madhe. Simson rezulton i dënuar në Angli 27 herë për vepra të ndryshme penale. Vëzhguesi është nga Birminghami, i proceduar për vjedhje, plagosje, drogë e vepra të tjera.

Harry Simson njëri prej shtetasve anglez që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ishte personi i parë që u dyshua të kishte lidhje me këtë krim.

Vrasja e Nikulajt u zbardh dy ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

 

Po ndodh...

ide