Fotot i qarkullojnë në mediat shqiptare, portugezi reagon në Tik Tok: S'kam lidhje me vrasjen e Nikulajt

28 Prill 2023, 12:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fotot i qarkullojnë në mediat shqiptare, portugezi reagon në Tik

Ruben Saraiva, portugezi që akuzohet se ka ekzekutuar biznesmenin dhe eksponentin politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare. Dy ditët e fundit në të gjitha mediat u raportuan për detaje që lidhen me portugezi, përfshirë këtu edhe fotot e tij, të publikuara gjithashtu në rrjetet sociale me të njëjtin emër. 

Por së fundmi, në Tik Tok, po qarkullojnë stause të personit që shihej teksa postonte nga Greqi dhe Portugalia. Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që akuzohet për vrasjen e Nikulajt. 

"U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po beni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po kepërdoren nga mediat shqiptare,"- shkruhet në postimet e tij.

Po ndodh...

ide