EMRAT/ Biseda në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

25 Korrik 2025, 20:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Biseda në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK!

Policia e Shtetit ka ndërmarrë pasditen e kësaj të premte një aksion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

U raportua se janë zhvilluar kontrolle në disa ambiente, pasi janë dhënë urdhërarreste për të dyshuar për trafik droge, ndërsa janë vënë në pranga vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndreaj.

Në Elbasan një tjetër është arrestuar një tjetër person, ende nuk është bërë i ditur emri i tij. Ndërsa një tjetër person është në kërkim nga policia.

Ndërsa sipas News24, janë komunikuar akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

SPAK ka dëshminë e tij dhe bisedën në Sky ECC, ndaj është goditur grupi. Në burg iu komunikua akuza Dervishajt dhe Alibejt.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arjan Ndoj, ish-prokuror. Ndërsa Erion Alibej për disa vrasje me pagesë, por ka statusin e të penduarit.

Siç raporton News24, janë sekuestrruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në total janë 7 persona, 4 të arrestuar sot (ende nuk dihet indentiteti i njërit), ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jashtë shtetit.

 

Po ndodh...