Emrat/ Dy vëllezër marrin peng biznesmenin në Tiranë, arrestohet njëri prej tyre

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 35 vjeçari Alban Bejo dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 28 vjeç Fatmir Bejo
Dy vëllezërit akuzohen se kanë marrë peng dhe dhunuar Gjergji Fela, 47 vjeç mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ky 35 vjeçari bashkë me vëllain e tij kanë marrë peng nga vendparkimi i një lokali shtetasin Gjergji Felaj, me qëllim për tu dhënë një shumë parash, me pretendimin se 47-vjeçari ua kishte borxh.
Autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit, por nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. B.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



