
EMRAT/ “Porsche-ja” del nga rruga e Kishës së Laçit dhe përfundon pranë një banese, dy të plagosur

11 Janar 2025, 21:30 / AKTUALITET
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të shtunë në rrugën e “Kishës së Laçit”.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Eduart Çeta, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar pranë një banese.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi Eduart Çeta dhe pasagjerja (shtetase angleze) Danielle Siellege, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç shihet edhe nga fotot e mësipërme, makina është përplasur me murin e një ndërtese, pasi ka “fluturuar” që nga rruga e Kishës së Laçit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128