
EMRAT/ Shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion, gjykata e Sarandës merr vendimin për dy tutoret

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat u arrestuar nga policia, pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion.
Mësohet se gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda.
Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.
Në përfundim të seancës që zgjati rreth 3 orë avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura.
“Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokati Çaushi.
“Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë “Arrest në burg”. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”, u shpreh avokati tjetër Dervishi.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128