
“Kam 25 vjet që flas, s’më dhanë as një karrige”, pedagogu i UBT: Rektori e di situatën, vazhdon hakmarrja me…

Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, e cila lëshoi 24 masa sigurie për pedagogë dhe staf të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) për abuzime me tendera.
I ftuar në studion e News24, Susaj u shpreh se për vite me radhë ka denoncuar problematika në universitet, por për këtë është përballur me hakmarrje dhe përjashtim nga mundësitë e punës.
“Unë kam 25 vjet që kam folur dhe s’më dhanë as një karrige të ulem. Kush jam unë t’i shkoj rektorit t’i them më jep një karrige? Ai e di, ja kam kërkuar që 5 vite më parë bashkë me kolegun e zyrës,” tha ai, duke lënë të kuptohet se penalizimi i tij ka ardhur si pasojë e denoncimeve të mëparshme për shkeljet brenda institucionit.
Susaj theksoi se në universitet ka shumë pedagogë të ndershëm dhe se nuk duhet të bëhet një përgjithësim për gjithë stafin akademik. “Ka njerëz të mrekullueshëm në universitet dhe i mbroj ata, ashtu siç e mbroj edhe rektorin, deri sa të shprehet drejtësia,” tha ai.

ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128