Emrat/ Vrau ish- bankierin italian, dënim maksimal për shqiptarin

7 Dhjetor 2022, 10:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emrat/ Vrau ish- bankierin italian, dënim maksimal për shqiptarin

Paulin Mecaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone kanë marrë dënimin maksimal nga shteti italian me burg të përjetshëm. Këta dy persona janë autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik, pasi vranë në sytë të gruas një ish-bankier, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat, ai ishte Giovanni Caramuscio, 69- vjeç.

Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

Për Mecaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit. Të dy u dënuan gjithashtu që të paguajnë dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Meçaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

Zbulimi i ngjarjes:

Një mori të dhënash që dolën nga kamerat e sigurisë në rrugë, në afërsi të bankomatit ku edhe u vra i moshuari, policia italiane e ndoqi në Facebook shtetasin italian i cili kishte harruar fotot e tij më të njëjtën bluzë. Ishte pikërisht ajo bluzë e fiksuar në rrjetet sociale që çoi policinë në shtëpinë e tij dhe e vuri në pranga për vrasjen.

Shqipytari, në fakt është akuzuar si si ekzekutor, pasi policia dhe prokuroria kanë parë edhe pamjte filmike të atij momenti kur shqiptari ka nxjerrë armën duke e qëlluar në kokë burrin që po tërhiqte një shumë të hollash kundër dëshirës së gruas së tij e cila po i lutej që të dilnin të nesërmën dhe të kryenin atë veprim.

Shqiptari dhe italiani i morën paratë dhe u larguan për në banesat e tyre pa e ditur se jo vetëm kishte pamje filmike por madje edhe dëshmitar.

 

Po ndodh...

ide