EMRAT/ Aksidenti gjatë natës në Laç, identifikohet viktima dhe shoferi 20-vjeçari

20 Maj 2026, 10:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Aksidenti gjatë natës në Laç, identifikohet viktima

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-Laç.

Sipas raportimeve bëhet e ditur se është arrestuar shoferi 20 vjeçar Orgest Peca. Viktimë e aksidentit mbeti Nikolin Gjoni.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...