EMRI/ Digjet gjatë natës makina luksoze në Pogradec, mjeti në pronësi të një personi me të shkuar të errët

26 Shkurt 2026, 08:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Digjet gjatë natës makina luksoze në Pogradec, mjeti

Përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit një mjet tip Range Rover

Mësohet se ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti tip Range Rover është djegur thuajse plotësisht.

Sipas burimeve, mësohet se mjeti është në pronësi të Erion Maxharit, i njohur për policinë e Pogradecit.

Ky i fundit ka precedent të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme ndërsa kujtojmë se ditën e zgjedhjeve ka qenë një prej të arrestuarve që u përfshi në një konflikt fizik me një nga komisionerët.

Maxhari ka qenë polic në doganën e Qafë-Thanës.

Nga ana e grupit hetimor po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes si edhe janë marrë kamerat e sigurisë të zonës për të zbardhur ngjarjen pasi ka dyshime që zjarrëvënia mund të jetë e qëllimshme. Megjithatë shkaku i zjarrit nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

 

Po ndodh...

ide