PS mbledh sot Grupin Parlamentar, nga fjalimi i Ramës tek raportimi i ministrave, çfarë pritet të diskutojnë socialistët sot

26 Shkurt 2026, 08:36 / POLITIKË ALFA PRESS

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, nga fjalimi i Ramës tek raportimi i

Grupi Parlamentar i PS-së do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës dhe raportimin për prioritetet kryesore.

Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe fjalën hapëse do ta mbajë Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Po ashtu nga 7 minuta secili, ministrat e qeverisë do të paraqesin raportet e punës për digasteret që ata drejtojnë.

Po ashtu në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkuar autorizimin për arrestim.

Ndërsa në fund të mbledhjes, fjalën do ta mbajë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Po ndodh...

ide