EMRI/ Dyshohet se abuzonte me ta, dy kushërinjt adoleshentë vrasin 28 vjeçarin shqiptar
8 Tetor 2024, 08:05 / AKTUALITET

Një 28 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi.
Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28 vjeçarin në rrugë.
Sipas mediave greke viktima është 28-vjecari, Denis Loka.
Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat.
17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.
Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari i abuzonte.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
