
Emri/ Grabitja me armë në Greqi, identifikohet një prej hajdutëve me origjinë nga Saranda

Eduart Qëndrothanasi, 46 vjeç nga Saranda, me kombësi shqiptare e shtetësi greke është një prej autorëve të grabitjes me armë që ndodhi në Mesinia të Greqisë. Ngjarja ndodhi më korrik të vitit 2023, ku tre persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur pikën postare “ELTA”.
Si ndodhi grabitja?
Sipas mediave vendase, dy persona të maskuar zbresin nga një fuoristradë dhe pasi thyejnë xhamin e pikës postare, hyjnë brenda. Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.
Pas hetimeve 6 mujore, është arritur të identifikohet një nga autorët dhe është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin, Eduart Qëndrothanasi. Ndaj tij janë ngritur akuzat “organizatë kriminale”, “grabitje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128