EMRI/ I grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga Zvicra

31 Mars 2025, 14:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I grabiti celularin një 52-vjeçari, arrestohet i riu nga

Në kuadër të operacionit “Quick Response” u arrestua shtetasi Jim Kania.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick response” nga Komisariati Nr. 3.

I vodhi me dhunë celularin një 52-vjeçari, në rrugë, gjatë një konflikti, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular i 52-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në Rrugën e Barrikadave, një shtetas, ka vjedhur me dhunë aparatin celular një 52-vjeçari, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasin e huaj zvicerian J. K., 20 vjeç.

Ditën e djeshme, ky shtetas ka ndjekur 52-vjeçarin gjatë kohës që po kthehej për në banesë, dhe pasi e ka ndaluar është konfliktuar fizikisht me të dhe i ka marrë aparatin celularin.

Aparati celular u gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 20-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...