
Arrestohen dy persona në Fier dhe Mallakastër, paraqisnin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Njëri kan*si efektivin e FNSH-së

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë një seri veprimesh në Fier, Mallakastër dhe Lushnjë, duke vënë në pranga dy persona dhe referuar për procedim penal një tjetër.
Një 40-vjeçar, i cili ishte nën masa sigurie, u arrestua për kanosje ndaj një punonjësi të policisë së FNSH-së, ndërsa një 60-vjeçar u arrestua për ngacmim seksual ndaj një vajze 13-vjeçare. Po ashtu, një tjetër 38-vjeçar në Lushnjë u procedua për dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH_së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", të kryera në bashkëpunim dhe "Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit", e mbetur në tentativë.
40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.
---
Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128