EMRI/ Kapet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar i kërkuar për trafik droge në Itali

Një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga falë bashkëpunimit mes FAST Albania dhe autoriteteve të Kroacisë dhe Italisë.
I arrestuari është Arjan Toçi, 23 vjeç, banues në Peshkopi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, me urdhër-arrest të Gjykatës së L’Aquilas, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, në kuadër të një organizate kriminale.
Operacioni u realizua në territorin e Kroacisë, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale përmes rrjetit ENFAST, një strukturë bashkëpunimi europian për kapjen e personave në kërkim.
Kontribut konkret i FAST Albania, nëpërmjet rrjetit ENFAST, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Kroacisë dhe FAST Italisë, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi, në territorin e Kroacisë, i shtetasit shqiptar A. T., 23 vjeç, banues në Peshkopi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.
Ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
