EMRI/ Kush është i riu shqiptar që u dogj brenda banesës në Belgjikë

19 Janar 2024, 16:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Kush është i riu shqiptar që u dogj brenda banesës

Arsid Muça, është 16-vjeçari nga Shkodra që humbi jetëm mëngjesin e 18 janarit në Luksenburg të Belgjikës, pasi ndërtesa ku ai banonte është shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv.

Mediat vendase skruajnë, se i riu kishte mbërritur në Belgjikë dy muaj më parë për të punuar si emigrant pasi familja e tij ishte në kushte të vështira ekonomike. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se 16 vjeçari ndodhej në gjumë dhe nuk ka arritur që të dalë duke u djegur brenda.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 janarit në ndërtesën e quajtur Titanic në Bastogne të Luksemburgut. Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje duke shuar flakët por Arsid Muça nga Shkodra nuk arriti të shpëtojë duke humbur jetën.

Autoritetet e Luksemburgut vijojnë hetimet për ngjarjen dhe më pas do nisin procedurat për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri.

 

Po ndodh...