Emri/ Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me automjet, arrestohet 38 vjeçari në Vaun e Dejës
16 Mars 2024, 11:50 / AKTUALITET

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar 38 vjeçarin Mersin Mlloja pasi tentoi të vriste nënë e bir gjatë ditës së djeshme.
38 vjeçari teksa qarkullonte me makinë në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

