EMRI/ Vdes 40-vjeçari në Itali, humb kontrollin e mjetit e merr para kalimtaren dhe përplaset me pemën
14 Dhjetor 2022, 13:38 / AKTUALITET

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar në Itali. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Breshia. 40-vjeçari Alban Dushi ka humbur jetën pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Para përplasjes, makina ka përplasur një grua 50-vjeçare e cila ndodhej në trotuar. Në vendngjarje kanë mbërritur urgjenca 118 dhe nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 40-vjeçarin.
Ndërkohë 50-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari po drejtonte një kamionçinë Mercedes, ndërsa humbi kontrollin e makinës e cila përfundoi në trotuar në buzë të rrugës. Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes.
-
Vrau dy kushërinjtë për parcelat e kanabisit, burg për Daniel Pepajn
14 Dhjetor, 12:38 -
GJKKO, mbi 8 vite burg për truprojen e ish-ministrit Saimir Tahiri
14 Dhjetor, 11:54
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


