Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, bllokohet qarkullimi
11 Shkurt 2024, 16:00 / AKTUALITET

Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit.
Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçareje mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.
Bëhet me dije se aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.
Përgjatë ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë. Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

