Falsifikoi dokumentat e pronësisë, sekuestrohen rreth 5000 mijë metër tokë truall në Sarandë

22 Shtator 2022, 12:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Falsifikoi dokumentat e pronësisë, sekuestrohen rreth 5000 mijë

Është vendosur në pranga shtetasi Skënder Omeri, pasi sipas të dhënave dyshohet se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të truallit.

Prokuroria ka vendosur sekuestro për rreth 5000 mijë metër katrorë tokë truall në Ksamil. Personi I arrestuar është babai i Klodian Omerit, një personazh i njohur për Policinë e Shtetit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale S. O., i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.
Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

 

Po ndodh...