Çfarë ka ndodhur me Talo Çelën? Nuhatja e rrezikut për eleminim dhe plani për shkëputjen nga grupi kriminal

Ende nuk dihet asgjë për fatin e të shumëkërkuarit Talo Çela, i shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale.
Dyshohet se përgjatë kohëve të fundit, Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”.
Kohët e fundit, Çela kishte nisur të hartonte një plan që të ruhej prej tyre dhe dyshohet se ka nisur të krijojë grupin e vet.
Ai është tërhequr duke shkëputur lidhjet me pjesëtarët e këtij grupi, në mënyrë që ata të mos e eliminojnë.
Këto mbeten informacione policore të siguruara në rrugë operative nga ekipet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe asaj të Policisë së Elbasanit.
Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda.
Për kapjen e Talo Çelës, deri më tani kanë dështuar më shumë se 20 operacionit të kryera nga forcat RENEA, të cilat janë kryer në territore të ndryshme të Shqipërisë, aty ku ka pasur informacione se fshihej i shumëkërkuari./Panorama.tv
-
-
-
EMRI/ I dënuar me 12 burg në Itali, kapet 38 vjeçari në Morinë
17 Shkurt, 09:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



