Çfarë ka ndodhur te “Jeronim De Rada”? Helmohen 4 nxënës, AKU e fsheh ngjarjen, asnjë masë

17 Prill 2025, 11:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë ka ndodhur te “Jeronim De Rada”? Helmohen 4

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në kryeqytet dhe duket se gjithçka po tentohet të mbahet e fshehur nga institucionet shtetërore.

Burime për mediat denoncojnë se katër nxënëse të shkollës “Jeronim De Rada” në Tiranë janë helmuar dhe për pasojë ata janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim të specializuar mjekësor.

Dyshimet janë se ata janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqime nga bizneset pranë shkollës.

Nga të njëjtat burime mësohet se ngjarja është raportuar në polici, e cila ka mbledhur dëshmitë për ngjarjen.

Ndërsa nuk ka asnjë reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili sipas të njëjtave burime mësohet se e fsheh rastin duke e mbyllur atë pa asnjë masë./OraNews

 

Po ndodh...

ide