Çfarë ndodhi? GJKKO përjashton avokatin e Laert Haxhiut, kush do ta mbrojnë kreun e bandës së Lushnjës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Laert Haxhiut.
Vendimi i GJKKO u mor pas një prokure të babait të Haxhiut, ku i revokoheshin tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi. Pas heqjes së Hysit, GJKKO caktoi si avokat për Haxhiun, Elvis Gorishti dhe Artan Simonin, të cilët kanë kohë për tu njohur me aktet e dosjes.
Kjo bëri që seanca tështyhej, teksa GJKKO bëri me dije se kjo është hera e fundit që avokatëve u jepet koha për t’u njohur aktet e dosjes. Seanca u rradhës do të mbahet në datën 18 dhjetor ora 11:00.
SPAK akuzon Laert Haxhiun si autor për “masakrën e Lushnjës”, e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK, në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Por Shkurti i shpëtoi bresherise se plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij që humben jetën.
Laert Haxhiu është arrestuar në Gerqi dhe është në pritjë te vendimit te gjykatës se Apelit Grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Po ashtu pak kohe me pare prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër arrest te dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.
-
Mjeti i blinduar i parave përplas një fëmijë në Burrel
1 Dhjetor, 15:23 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

