Çfarë ndodhi? KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin e njohur
22 Maj 2024, 19:15 / AKTUALITET

Në seancën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është vendosur nga trupa e posaçme rikthimi në detyrë i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca.
Ndreca ishte shkarkuar gjatë procesit të Vettingut prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkarkimi i tij nga KPK u krye më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.
Ndreca ishte gjyqtari i dosjes së famshme "339", ku ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak.
Pas firmosjes së arrestimeve, Ndreca ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


