Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës

31 Mars 2025, 09:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona

Qindra persona janë paraqitur ditën e djeshme në për të kërkuar ndihmë në Urgjencën e Tetovës, për shkak të konsumimit të lartë të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e Bajramit.

Sipas mediave maqedonase, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21 ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.

 

Po ndodh...